Qëlloi me thikë për vdekje ish të dashurën dhe iku në plazh, justifikimi i 38-vjeçarit para policisë

schedule17:50 - 4 Maj, 2022

schedule 17:50 - 4 Maj, 2022

Pietro Lalongo, 38 vjeç është arrestuar për vrasjen e ish të dashurës së tij Romina De Secare.

Trupi i 36-vjeçares u gjet në një pellg gjaku në shtëpinë e saj në Frosinone, Itali, e goditur me thikë. Ai ka rrëfyer se ka vrarë ish të dashurën e tij Romina De Cesare , 36 vjeçe, duke e mbytur dhe më pas duke e goditur disa herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj. Burri aktualisht ndodhet në paraburgim i akuzuar për vrasje me dashje.

Si u zbulua 36-vjeçarja e vdekur

Trupi i pajetë u zbulua pas një telefonate te 112-ta e cila raportoi se një individ endej gjysmë i zhveshur dhe në një gjendje konfuzioni të dukshëm në plazhin e Sabaudia.

Karabinierët e Sabaudia e panë Pietro Lalongon duke ecur në breg me mavijosje dhe gërvishte të ndryshme. Ai u dërgua menjëherë në spital.

Oficerët e policisë pasi e identifikuan  gjetën një bllok shënimesh ku ishte shkruar “Nuk doja ta vrisja, unë e dua atë.”

Rindërtimi i skenës së krimit

Sipas hetimeve të karabinierëve Pietro Lalongo nuk e kishte pranuar fundin e historisë së tij me Romina De Cesare dhe lidhjen e saj të re.

Mbrëmjen e 3 majit,  burri dyshohet se sulmoi ish të dashurën e tij, fillimisht duke e mbytur dhe më pas duke e goditur vazhdimisht me thikë. Pastaj u largua duke e lënë gruan në një pellg gjaku.

Burri më pas mori makinën dhe u drejtua për në bregdetin Pontine, gjatë arratisjes ai dyshohet se tentoi vetëvrasjen duke u përpjekur, më kot, të priste venat. Me të mbërritur në Sabaudia, ai më pas ka tentuar të mbytet në det, ku është vënë re nga karabinierët./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!