Qëlloi me shuplakë një moshatar, 13-vjeçari australian dënohet me dy muaj burg

schedule15:47 - 29 Mars, 2023

schedule 15:47 - 29 Mars, 2023

Një 13 vjeçar është dënuar me 60 ditë burg pasi goditi një moshatar me shuplakë dhe i mori celularin. Jack u arrestua në shtetin e Queensland për sulm dhe vjedhje. Ai u dënua me dy muaj burg pa u gjykuar.

Ai e kreu pjesën më të madhe të dënimit në izolim. Prej disa vitesh, mënyra e trajtimit të sjelljes delikuente të adoleshentëve është kritikuar si brenda ashtu edhe jashtë Australisë.

Dhe kjo sepse në këtë vend mosha e përgjegjësisë penale është 10 vjeç, ndërsa në Gjermani dhe pothuajse në pjesën tjetër të Europës është 14.

Vrasja e 12-vjeçares Louise nga Freudenberg nga dy vajza 12 dhe 13-vjeçare megjithatë ndezi një debat publik në Gjermani për përgjegjësinë penale të adoleshentëve. Për shkak të moshës së tyre të re, dy vajzat, të cilat akuzohen se kanë vrarë me thikë bashkëmoshataren e tyre, nuk do të ndiqen penalisht.

Megjithatë, 13 vjeçari e kaloi pjesën më të madhe të muajit shkurt në një qeli për të mitur në qytetin e Toënsville pa u lejuar të largohej prej tij.

Me pak fjalë, ai kaloi 22 ditë në izolim për një shuplakë.

/abcnews.al