Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti, identifikohet dhe shpallet në kërkim 35 vjeçari në Vaun e Dejës

schedule10:14 - 25 Prill, 2024

schedule 10:14 - 25 Prill, 2024

Një person është shpallur në kërkim nga policia në Vaun e Dejës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00. Ka qenë drejtuesi 39 vjeçar, i cili ka njoftuar policinë se një shtetas ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij pa shkaktuar dëmtime në njerëz.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprime të shpejta profesionale dhe inteligjencës policore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, rreth 35 vjeç, dhe vijon puna për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor te rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!