Qëlloi me armë në konfliktin ku u plagos vetë, ndalohet biznesmeni në Sarandë

schedule17:42 - 21 Qershor, 2021

schedule 17:42 - 21 Qershor, 2021

Spiro Iljadhi, pronari i lokalit në Sarandë i cili mbeti i plagosur mëngjesin e djeshëm është ndaluar nga policia.

Lexo edhe: Plagosja e biznesmenit në Sarandë, ky është një nga autorët, i arrestuar më parë për të njëjtën akuzë

Sipas policisë 35-vjeçari, Spiro Iljadhi u përfshirë në një konflikt me disa persona të tjerë. Si pasojë e përplasjes me armë zjarri , i plagosur mbeti edhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan, 33-vjeçari Mario Jani.

Lexo edhe: EMRI/ 20 plumba biznesmenit në Sarandë, me helikopter drejt Tiranës, plagoset edhe një kalimtar

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar të Sarandës.

Ndërkohë më herët policia ka arrestuar 33-vjeçarin, Redjan Jaderi pasi akuzohet se është një nga autorët që mori pjesë në plagosjen e biznesmenit. Sakaq në kërkim janë edhe dy vëllezërit Andrea Caushi dhe Visi Caushi, të cilët gjithashtu akuzohen për plagosjen e 35-vjeçarit.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”./abcnews.al/