Policia e Tiranës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbremjen e së shtunës tek sheshi “Shqiponja”, ku një person dyshohet se qëlloi me armë drejt një automjeti.
Autoritetet kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, T.A, 37 vjeç. Rreth orës 21:25, në rrugën “Teodor Keko”, dyshohet se 37-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ”Volkswagen”, të drejtuar nga B. B 34 vjeç.
Si pasojë 34 vjeçari u plagos në këmbë, por pas mjekimit në spital ai është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprat penale “Vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve” parashikuar nga nenet 78-22-25 dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të 37-vjeçarit T.A./abcnews.al