Qëlloi dhelprën me çifte, 78-vjeçarin e gjen belaja

schedule10:02 - 2 Shtator, 2020

schedule 10:02 - 2 Shtator, 2020

Një 78-vjeçar është vetëplagosur në fshatin Borizanë të Krujës.

Gazetari Ahmet Zani raporton për abcnews.al se Fatmir Vogli, duke qëlluar me çifte në një dhelpër, duket se plumbat janë rikthyer dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.

Fatmirësist 78-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja është raportuar edhe nga policia e Krujës.

“Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplagosur me çifte në banesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!