Qëlloi 19 vjeçarin për vdekje, arrestohet polici në Francë

schedule08:41 - 11 Qershor, 2024

schedule 08:41 - 11 Qershor, 2024

Një oficer policie është vënë në hetim pasi dyshohet se qëlloi për vdekje një 19-vjeçar i cili po vraponte për t’iu fshehur efektivëve gjatë një ndjekje me makina me shpejtësi të lartë.

Viktima ishte mes tre personave në makinë kur policia u përpoq t’i ndalonte pranë Cherbourg-en-Cotentin në Normandi,  tha prokurori i shtetit Pierre-Yves Marot në një deklaratë.

Shoferi refuzoi të ndalonte dhe vazhdoi të ngiste mjetin me shpejtësi, përpara se të ndalohej nga një makinë e dytë policie. Të tre pasagjerët e mjetit më pas tentuan të largoheshin në këmbë. Njëri u arratis, një tjetër u ndalua dhe një tjetër dyshohet se u qëllua nga oficeri në gjoks.

Kjo ngjarje vjen në Francë, një vit pasi trazira intensive që përfshinë vendin pas vrasjes së një 17-vjeçari gjatë një ndalese trafiku në periferinë e Parisit, ku edhe në këtë rast një polic u akuzua për vrasje.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!