Qëllohet për vdekje 20-vjeçari shqiptar në Itali

schedule10:02 - 3 Qershor, 2023

schedule 10:02 - 3 Qershor, 2023

Një i ri shqiptar 20 vjeçar ka humbur jetën në komunën e Ponte dell’Olio në provincën e Piancenzës. Ai është vrarë me armë zjarri në banesën e tij dhe si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë pa mbërritur në spitalin e qytezës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme e kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar forcat e rendit, pasi kanë dëgjuar të shtënat e pistoletës e ulërimat që vinin nga apartamenti i viktimës.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ngjarjes ndërsa brenda banesës së të riut kanë qënë dhe persona të tjerë me shumë gjasa familjarë të tij. Autoritetet policore informojnë se pas ngjarjes një tjetër shqiptar ka qëndruar i mbyllur në banesën e krimit, dhe është dorëzuar vetëm rreth orës 22.50.

Në momentin e mbërritjes së urgjencës mjekësore i riu ka qënë gjallë por ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë. Prokurorët italianë të Piacenzës janë në hetimin e detajeve për të mësuar se çfarë ka ndodhur e gjatë ditës së sotme priten të zbardhen më shumë informacione.

/abcnews.al