Qëllohet me thikë punonjësi i kompleksit turistik në Sarandë

schedule20:55 - 5 Shtator, 2021

schedule 20:55 - 5 Shtator, 2021

Mbrëmjen e sotme ka shkuar i plagosur në spitalin e Sarandës Aurel Shino, 20-vjeç, punonjës parkimi në një kompleks turistik në qytetin bregdetar.

20-vjecari ka plagë me thikë në anën e majtë poshtë brinjëve. Ai është qëlluar me thikë gjatë një grindjeje jashtë vendit të punës, në rrugën “Turizëm- Kanali i Cukës”.

Gazetarja e “ABC”-së Silvi Sulaj mëson ia ka tentuar të shkojë vetë në spital por për shkak të plagëve ka ndaluar pasi ka përshkuar  rreth 1 km dhe më pas është transportuar nga një mjet i rastit që e ka çuar në spital.

20 vjecari Aurel Shino është banor i  fshatit Vllahat, bashkia Delvinë. Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar O. L. 23 vjeç, banues në Sarandë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al