Qëllohet me armë zjarri, vdes rrugës për në spital 47- vjeçari në Selenicë

schedule22:00 - 7 Gusht, 2019

schedule 22:00 - 7 Gusht, 2019

Vrasja e 47-vjeçari Laver Tozaj mbrëmë në fshatin Resulaj të Vlorës dyshohet se mund te ketë ndodhur për shkak të prishjes së pazareve në trafikun e drogës. Burime nga grupi hetimor thanë se ka dyshime që viktima, i cili kishte nderuar emrin në Nikola Ikonomi, mund te ketë qenë i përfshire në këtë aktivitet të paligjshëm.

Sipas të njëjtave burime, në vitin 2005 ai ishte arrestuar së bashku me tre persona të tjerë për trafik droge dhe ishte dënuar me 6 vjet e 6 muaj burg nga gjykata e shkallës së parë në Vlorë. Edhe ndryshimi i emrit nga Laver Tozaj në Nikola Ikonomi mund të jetë bërë për shkak të kaluarës se tij kriminale.

Megjithatë, përveç prishjes se pazareve të drogës, hetuesit janë përqendruar edhe ne motive të tjera apo në përfshirjen e mundshme të 47-vjeçarit në vepra të tjera kriminale në vitet e fundit.

Policia ka shoqëruar mbrëmë 15 persona që i ka marrë në pyetje lidhur me vrasjen. 47-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë, i qëlluar me armë zjarri pranë shtëpisë së tij në fshatit Resulaj të Selenicës. Ai ndërroi jetë në spital ku u dërgua nga bashkëfshatarët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!