Drejt automjetit të një të riu në Tiranë dyshohet që të jetë qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “5 Maji”, ndërsa objektivi është 24-vjeçari Nardi Abazi. Si pasojë e të shtënave nuk ka pasur të lënduar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor. ABC ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ekspertët kanë rrethuar skenën e krimit për të mbledhur provat që mund t’i dërgojë në gjurmët e autorëve të atentatit. sb/abcnews.al/