Një grup i policisë së Shkodrës u përball me sulm me armë nga persona ende të paidentifikuar gjatë një kontrolli për kultivimin e kanabisit në Repisht të Malësisë se Madhe.
Ngjarja ndodhi rreth orës 10 të së mërkurës në vendin e quajtur “Bjeshka e Parus”.
Bëhet fjalë për një zonë të thellë që mund të aksesohet vetëm me këmbë. Aktualisht nuk raportohet për persona të plagosur.
Autori i sulmit ndaj policisë vijon të jetë i lirë. Në kërkim të tij janë nisur drejt Rrepishtit forcat speciale të RENEA dhe FNSH. Zona po monitorohet gjithashtu dhe nga ajri.
/abcnews.al