Qëllohet me armë shtëpia e shefit të Qarkullimit Rrugor në Mirditë

schedule11:45 - 23 Shtator, 2017

schedule 11:45 - 23 Shtator, 2017

Banesa e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë është qëlluar me arme zjarri mëngjesin e së shtunës. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi të gjithë pjesëtarët e familjes së Gjovalin Tomës ndodheshin në gjumë. Vetë Toma ka deklaruar në polici se ka nuk ka konflikt me askënd. 

Breshëri automatiku u dëgjuan në mëngjes herët në rrugën drejt Shëngjinit në lagjen Sake.

Shtëpia e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë u sulmua me armë, por nuk ka të lënduar.

Pjesëtarët e familjes së Gjovalin Tomës ishin në gjumë dhe u zgjuan nga të shtënat . Menjëherë ata njoftuan policinë.

Dhoma e ndenjes ka qenë objekt i sulmit, për shkak se drita ishte e ndezur  në momentin që ndodhi ngjarja.

Plumbat kanë goditur murin e shtëpisë, kurse tre prej tyre depërtuan në kuzhinë.

Blutë e Lezhës po kontrollojnë në zonë, por ende nuk kanë rënë në gjurmet e autorëve.

Mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër to dhe ajo për shkak të detyrës.

Vetë Toma pretendon se autoret mund të kenë ngaterruar shenjester, pasi ai nuk ka konflikte .

Gjovalin Toma që prej vitit 2013 ushtron detyrën e shefit të qarkullimit rrugor në Mirditë.

https://youtu.be/D5SyqjOUWWI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!