Qëllohet me armë ndaj një mjeti në Bulqizë

schedule20:28 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 20:28 - 11 Dhjetor, 2017

Një automjet tip Land Rover që drejtohej nga një 29 vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Peladhi të Bulqizës. Sipas policisë lokale drejtuesi Fadil Tërnova nuk ka ndaluar në atë moment, por është larguar rreth 500 metra nga vendi i ngjarjes e më pas ka lënë automjetin në anë të rrugës, dhe ka njoftuar policinë. Nga të shtënat, 29 vjeçari nuk ka marrë asnjë lëndim. Në vendin e ngjarjes u sekuestruan edhe disa gëzhoja, ndërsa në mjet janë konstatuar dy shenja plumbi. I riu Fadil Tërnova njihet si person me precedente kriminale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!