Qëllohet me armë një banese në Fierzë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. Mësohet se shtëpia e sulmuar me armë në fshatin Poravë është në pronësi të Lekë Ndout.
Dyshohet se ngjarja ka lidhje me furgonin që u qëllua me armë mbrëmjen e së premtes. Policia e Pukës njoftoi mbrëmjen e djeshme se një 49-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG.
Nga të shtënat nuk pati të lënduar. Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve në të dyja rastet, kur është qëlluar me armë./abcnews.al