Një ngjarje e rëndë u shënua në Kamëz pak pas mesnate, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një biznesi në rrugën “Skënderbej”.
Ndaj agjencisë funerale u qëllua disa herë me plumba nga një makinë që më pas është larguar në drejtim të paditur. Pronarja e këtij biznesi Emriana Muka, ka mohuar që të ketë konflikte të tjera përveç ish-bashkëshortit me të cilin është divorcuar. Ky i fundit ka hapur një biznes të njëjtë përballë biznesit që u sulmua me armë.
Ekzistojnë dyshime që autorët mund të kenë ngatërruar objektiv, për shkak se bizneset janë përballë njëri-tjetrit.
Janë marrë të dyja palët në pyetje. Emiriana Muka ka thënë se nuk kanë dijeni dhe nuk kanë konflikte me njeri. Hetuesit kanë ngritur dyshime se pjesa e borxheve të ish bashkëshorti mund të jenë konfliktet kryesore. Pak ditë më parë, ka pasur një konflikt mes dy familjeve dhe po hetohet për këtë konflikt. Të dyja palët dhe persona të tjerë që kanë dijeni për këtë ngjarje pritet të merren sërish në pyetje./abcnews.al/