Qëllohet me armë makina në Lezhë, brenda saj dy zyrtarë të bashkisë

schedule10:37 - 27 Shkurt, 2019

schedule 10:37 - 27 Shkurt, 2019

Një automjet është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku është qëlluar në drejtim të një automjeti që lëvizte nga Lezha në drejtim të Tiranës. Mësohet se në automjet ndodheshin dy persona, zyrtarë të bashkisë së Lezhës, Mirel Ndoka dhe Edmond Mhilli. 

Tre plumba u shtinë në drejtim të tyre por për fat shpëtuan.

Siç shikoni nga pamjet dy zyrtarët e Bashkisë së Lezhës janë duke parë makinen me të cilën po lëviznin kur iu bë atentat. Inspektori i Inspektoriatit Urbanistik Vendor të Lezhës dhe një ish-punonjës i njësisë administrative të Zejmenit, u qëlluan me armë zjarri kur morën drejtimin për në qytetin e Lezhës.

Mirel Noka nga fshati Pllane dhe Edmond Mhilli nga Zejmeni u qëlluan me pistoletë nga një tjetër automjet në lëvizje e sipër.  Plumbat prekën vetëm pjesën fundore të autoveturës tip “Ford Fokus”.

Autorët ishin pas tyre dhe në afërsi të kryqëzimit të Rrilës përgjatë superstradës Milot-Lezhë, i parakaluan dhe menjëherë hapën zjarr në drejtim të tyre.

Drejtuesi i mjetit ndaj të cilit u qëllua me pistoletë ka manovruar duke dalë nga rruga dhe u fut në një karburant. Kurse autorët u kthyen pas dhe u larguan menjëherë.

Në vendngjarje shkoi policia e cila shoqëroi disa persona për t’i marrë në pyetje si dëshmitarë të ngjarjes. Eksperët e policisë sekuestruan edhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë nga të cilat mund të hidhet dritë mbi autorët.

Mirel Noka dhe Edmond Mhilli, shenjestrat e atentati u morën në pyetje. Ata i thanë hetuesve se nuk i kanë njohur autorët, por kanë përshkruar automjetin që qëlloi ndaj tyre. Ata mohuan të kenë patur ndonjë konflikt personal apo ngjarja të ketë lidhje me punën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!