Një politikan lokal në shtetin amerikan të Kentucky i ka mbijetuar të shtënave me armë brenda zyrës së tij mëngjesin e së hënës.
Policia ka kapur autorin që qëlloi Craig Greenberg, i cili kandidon për të qenë kryebashkiaku i ardhshëm demokrat i Louisville.
Greenberg më vonë postoi në Twitter se ekipi i tij ishte i sigurt dhe ai do të jepte një përditësim në kohën e duhur. Asnjë motiv nuk është identifikuar ende nga policia e Louisville.
Sipas policisë, Greenberg nuk u lëndua, po ashtu edhe ata që ishin me të. “Ne e konsiderojmë veten shumë me fat sot,” tha shefi i policisë së Louisville, Erika Shields në një konferencë për shtyp të hënën pasdite.
David James, president i këshillit lokal, tha për mediat lokale se të shtënat ishin një tentativë për të vrarë z. Greenberg. /abcnews.al