Mbrëmjen e sotme një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Gradicë të Drenasit dhe një tjetër ka mbetur i plagosur. Mediat në Kosovë raportojnë se personat që u qëlluan janë babë e bir.
Gazeta Express raporton se sipas informacioneve të para dyshohet se personi që i ka qëlluar me armë zjarri është fqinji i tyre.
Motivet e ngjarjes janë akoma të panjohura./ Abcnews.al