Qefalia: Krimi i organizuar po kërkon metoda të sofistikuara për mbjelljen e kanabisit, policia në krye të detyrës

schedule21:21 - 11 Maj, 2022

schedule 21:21 - 11 Maj, 2022

“Shtëpitë e barit në gjyq” ka qenë tema e emisionit “Bardh a Zi” në Abc të moderuar nga Erion Kristo dhe Ornela Gaçe, ku të ftuar për të dikutuar mbi këtë temë ishin ekspertë dhe gazetarë që e njohin mjaft mirë këtë problematikë.

Deputeti socialist Xhemal Qefali, theksoi se policia e shtetit po e lufton çdo ditë elementin, kriminal, duke shtuar se kjo është dhe një nga arsyet pse sot krimi ka hequr dorë nga mbjellja e kanabisit nëpër kthinat e lumenjve dhe përrenjve dhe ka kaluar në ambiente të mbyllura.

Sipas tij krimi po përpiqet të gjejë mënyra më të sofistikuara për të vepruar, por policia është në krye të detyrës.

“Elementi kriminal ka hequr dorë nga ambientet në ato kthinat, ato lumenjtë, pasi policia ka qenë shumë efektive dhe po gjen një formë më të stërholluar”, u shpreh Xhemal Qefalia.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!