Kryeministri Rama vazhdon replikat në distancë me presidentin e republikës Ilir Meta.
Së fundmi përmes një statusi në twitter, Rama i është kundërpërgjigjur presidentit, pas deklaratës së këtij të fundit se, kryeministri gënjen kur thotë se nuk ka marrë asnjë platformë për integrimin.
LEXO edhe: Meta: Gënjeshtra e Ramës nuk është lajm, platforma ka shkuar te ambasadorja me 8 prill
“Që unë s’gënjej IM e ka shkruar vetë, se unë nuk quhem Yuri Kim dhe s’di që Ambasadorja e SHBA të mbulojë edhe shërbimin postar + po t’i kisha marrë ato pika do i kisha shkruar pse më duken si pika vaji e uthulle që duhen ndarë, se ndryshe thyhet ena e Kushtetutës&Integrimit?”, shkruan Rama./abcnews.al