Që nga fillimi i luftës, SHBA i ka dhënë Izraelit 6.5 miliardë dollarë ndihmë

schedule11:33 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:33 - 27 Qershor, 2024

Që nga fillimi i luftës në Lindjen e Mesme më 7 tetor, Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Izraelit 6.5 miliardë dollarë ndihmë, sipas Washington Post, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar në administratën e presidentit amerikan Joe Biden.

“Ky është një vendim i madh,” tha zyrtari, duke shtuar se vetëm muajin e kaluar Izraelit iu dha gjysma e ndihmës së lartpërmendur.

Ëashington Post tha se zyrtari zbuloi shumën e ndihmës për të treguar mbështetjen e SHBA-së për Izraelin mes akuzave të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Uashingtoni po pengonte dërgimin e armëve në Tel Aviv.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!