“Që historia të mos përsëritet,” Balla dorëzon dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit

schedule13:15 - 21 Tetor, 2022

schedule 13:15 - 21 Tetor, 2022

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ka dorëzuar sot në Kuvend, dy amendamentet për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit. Depozitimi i nismave vjen dy ditë pasi Parlamenti miratoi edhe me votat e grupit të Enkelejd Alibeajt hapjen e dosjeve.

Në një deklaratë për mediat, Taulant Balla u shpreh se dy nismat janë, ajo që në gjuhën e përditshme njihet si ligji i dekriminalizimit, ku nëse personi që mban poste publike verifikohet se ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit përveçse i hiqet e drejta për ushtrim të funksionit ndiqet edhe penalisht.

Ndërsa nisma e dytë ka të bëjë me partitë politike.

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!