Qato dëshmitarja e radhës në procesin gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit

schedule16:40 - 7 Nëntor, 2017

schedule 16:40 - 7 Nëntor, 2017

Merita Qato, drejtoresha juridike e Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Pasurie të Paluajshme ishte dëshmitarja e radhës në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit dhe katër miqve të tij. Qato rrëfeu para gjykatës për një debat të konsumuar në zyrën e ish-kreut të Hipotekave, Iliran Muho, pas regjistrimit të pronësisë së ish-hotel “Vollgës”.

Pas pushimeve të vitit 2014, drejtoresha juridike e Zyrës Qëndrore të Regjistrimit të Paurive të Paluajtshme, Merita Qato, u bë dëshmitare e një debati të ashpër në zyrën e ish-kryeregjistruesit, Ilirjan Muho.
Në thelb të tij ishte regjistrimi si pronë i ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Detajet u rrëfyen prej saj në seancën e të martës kundër Emiliano Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të tij tek Krimet e Rënda.
Sipas prokurorisë, pas regjistrimit të një sipërfaqeje të pronës në emër të biznesmenit Ylvi Beqja, ai është kërcënuar nga Shullazi për të përvetësuar 30 për qind të saj.
Nga tavolina e dëshmitares, Qato tha se kishte qenë me pushime kur ZRPP-ja qëndrore kishte dhënë “ok” për regjistrimin e kësaj prone. “Në zyrën e kryeregjistruesit Muho, ku ndodhej edhe regjistruesi i Durrësit ishin paraqitur dy persona, si përfaqësues të palës kundështare që pretendonte pronësinë. Pati debate me tone të ashpra. Me urdhër të kryeregjistruesit u bë një pezullim i regjistrimit me afat 30 ditor, për të verifikuar ligjshmërinë e procedurës”, tha Qato. Në sallën e gjyqit dëshmitarja theksoi se nuk i njihte dy përfaqësuesit e palës së pretenduar si të dëmtuar.
Më tej, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për kundështrim të pjesshëm të dëshmisë. Gjatë hëtimit, Qato kishte deklaruar para prokurorëve emrin e njërit prej personave dhe faktin se gjatë debatit në zyrën e kryeregjistruesit kishte pasur edhe konfrontim fizik.
Seanca e së martës ishte e 19-a në radhë në këtë proces gjyqësor. I pandehuri Shullazi, i akuzuar për “gjobëvënie” dhe “kanosje” kishte shtuar “radhët” e mbrojtëse, duke marrë edhe një avokat të ri në proces./abcnews

 

https://youtu.be/j9kghFZ56QU