Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Dritan Demiraj, foli edhe për qasjen e re të SHBA-së ndaj rajonit, duke u ndalur edhe te marrëdhënia Shqipëri-SHBA, dhe se si duhet të ruhet balanca mes dy vendeve.
Po ashtu komentoi edhe deklaratat e djalit të Presidentit Donald Trump, për Kosovën, duke nënvizuar se tregoi se është totalisht i painformuar.
A ekziston rreziku që destabiliteti i brendshëm në Serbi të kanalizohet në forma agresive ndaj fqinjëve?
“Investimi SHBA sa i përket Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë me çlirimin e Kosovës, nuk mund të ç’bëhet as nga djali i Presidentit Trump, i cili është shumë i painformuar. Unë besoj që nuk ka asnjë diskutim që administrata amerikane sa i përket faktorit shqiptar nuk ka arsye të ndryshojë, sa i përket zotit Kurti, dihet që Trump është i frustruar. Kosova dhe Shqipëria janë investime të të gjitha administratës amerikane. Çdo gjë që flet djali i presidentit padiskutim që analizohet, dhe tregoi shumë me deklaratat e tij që është i painformuar”, u shpreh Demiraj.
/abcnews.al/