Qarri e Mëhidri të dëmtuar te Vllaznia, portieri i tretë titullar ndaj Skënderbeut

schedule15:56 - 8 Mars, 2024

schedule 15:56 - 8 Mars, 2024

Vllaznia u kualifikua në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi humbi ndeshjen e parë 2-1 dhe fitoi të dytën 6-1 ndaj Erzenit, megjithatë të dy këto takime kanë pasur jo pak kosto për shkodranët, teksa në sfidën e parë u dëmtua portieri titullar, Kristi Qarri, pasi pati rpboleme n shpatull, ndërsa në të dytën zëvendësuesi, Jurgen Mëhidri, i cili pësoi një tërheqje muskulare.

Në të tilla rrethna, “Kuqeblutë” dhe tekniku, Qatip Osmani kanë vendosur të hedhin në fushën e blertë një lojtar, me goxha perspektivë, 18-vjeçarin, Aron Jukaj, me këtë të fundit, që e aktivizoi disa minuta edhe në përballjen ndaj Erzenit, pas dëmtimit të Mëhidrit dhe mesa duket ndaj Skënderbeut pritet të jetë debutimi i madh në Superiore.

Kështu, Jukaj pritet të luajë titullar në sfidën e radhës në kampionat, atë ndaj Skënderbeut në Korçë, teksa trajneri Qatip Osmani shpreson të rikuperojë sa më shpejt Kristi Qarrin, duke qenë se Mëhidri pritet të mungojë më gjatë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!