Qëlloi me kallashnikov pranë shkollës që po shembej, arrestohet 52-vjeçari në Kurbin

schedule13:47 - 28 Prill, 2020

schedule 13:47 - 28 Prill, 2020

Bashkim Hasani 52-vjeç është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me kallashnikov në ajër pranë shkollës së fshatit Gjorem në Kurbin, ndërkohë që fadromat po punonin për shembjen e saj.

Ai ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar me armë, ndërkohë që pas kontrollit në banesë policia i ka gjetur dy armë zjarri, dy karikatorë dhe 413 fishekë luftarak.

LEXO EDHE: Artan Hoxha zbulon çfarë gjetën hetuesit në telefonin e 2 vëllezërve në Durrës

Sipas policisë, 52-vjeçari kishte tre muaj që kishte dalë nga burgu pasi kishte kryer dënimin e dhënë në vitin 2013, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Tashmë materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!