Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës ditën e sotme.
Silger Dimo lëvizte me armë zjarri mes kryeqytetit në momentin e arrestimit.
Në cilësinë e provës është sekuestruar arma e zjarrit (pistoletë) me krehër me 7 fishekë.
I riu u v në pranga nën akuzën për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftim policie
Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Gray”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, me krehër me 7 fishekë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gray”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Petrit Radovicka”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. D. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. D., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit./abcnews.al/