Fundjavë në Durrës është e pamundur të lëvizësh normalisht. Edhe pse sezoni akoma nuk ka nisur, qyteti është kthyer në kaos.
Në Durrës, fundjavat po bëhet ferr për banorët. Të lëvizësh me makinë duhet të kesh nerva të hekurta. Kurse vend për këmbësoret nuk ka.
Kaos thuajse në çdo rrugë e kryqëzim. Për shkak të vështirësive për të gjetur parkim, drejtuesit ndalojnë dyshe. Korsitë bllokohen dhe trafiku është i pashmangshëm.
Policia nuk duket askund edhe rregullin e vendosin vetë shoferët. Këtu në jo pak raste qarkullimit bllokohet totalisht. Kryqëzimi pranë pallatit të Sportit një tjetër zonë tmerr për lëvizjen.
Parkimi dyshe, ndalesat e mjeteve në vende që bëhen pengesë për qarkullim apo kundratabelë, edhe në kryqëzimin e rrugës “Egnatia” apo në rrugën “Aleksandër Goga”./abcnews.al