Qardaku fut në sherr Vllazninë me Bylisin, Ahmataj fiton gjyqin me Luftëtarin

schedule08:36 - 18 Janar, 2020

schedule 08:36 - 18 Janar, 2020

Gjyqe të shumta në futbollin shqiptar. Julian Ahmataj ka fituar në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve betejën me klubin e Luftëtarit, që do të detyrohet t’i paguajë ish-trajnerit shumën e 10 milion lekëve.

Ahmataj i drejtoi gjirokastritët vjet, duke i ndihmuar të siguronin qëndrimin në Kategorinë Superiore. Në fund iku me polemika dhe normalisht paratë që i takonin nuk mund t’i falnin.

Ahmataj

PADIA E VLLAZNISË – Komiteti Ekzekutiv vendosi këtë verë që t’i japë një shtysë zhvillimit të akademive të futbollit në vend, duke vendosur tarifa për rritjen e elementëve të rinj.

Për lëvizjet brenda për brenda klubet duhet të paguajnë tarifën e rritjes së lojtarit dhe për akademitë më të mira ajo shumë është 30 milion për një vit. Kështu në Shkodër mendojnë të përfitojnë nga kalimi i Eridon Qardakut te Bylisi.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, te Vllaznia pretendojnë 120 milion lekë, taksa e formimit për katër vitet që Qardaku ka qenë pjesë e akademisë kuqeblu. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!