Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik.
Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt juglindjes, ky trafik dyfishohet. Megjithëse i pajisur me sinjalistikë, në stinën e dimrit drejtuesit e mjeteve duhet të kenë parasysh disa segmente të rrezikshme, siç është ngjitja dhe zbritja e Qafë Thanës.
Në fragmente të ndryshme të këtij aksi rrugor nacional, është e pranishme mjegulla e dendur. Gjithashtu në orët e para të mengjesit dhe në oret e vona të natës, ka prani të akullit, sidomos në Qafe Thanë. Drejtues të mjeteve, që janë perdorues të rrugë për një kohë të gjatë, tregojnë përvojen e tyre në këtë aks rrugor, por edhe vendet se ku një drejtues mjeti që vjen nga pjesë të tjera të Shqipërisë, duhet të kenë kujdes.
Në ditët e fundit të vitit fluksit të mjeteve që udhëtojnë drejt qyteteve të juglindjes, i shtohen edhe emigrantët që kthehen në atdhe për të festuar. Policia e Qarkullimit rrugor do të dalë me një plan masash për monitorimin e aksit rrugor. Ndëshkime do të ketë për të gjithë ata drejtues mjetesh që kanë pirë alkool, pasi nga statistikat e aksidenteve, një pjesë dërrmuese e shoferëve kanë qenë nën përdorimin e alkoolit.
Në fundvit aksi rrugor Elbasan – Korçë përballon një fluks të lartë mjetesh, duke krijuar madje dhe radhë kilometrike./abcnews.al