KRUJË– Mbuluar nga bora Parku Kombëtar i Qafë Shtamës tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.
Disa vijnë për herë të parë. Të tjerë tregojnë se zgjedhin shpesh ta kalojnë fundjavën këtu. Fëmijët janë dhe ata që i gëzohen më tepër borës.
Parku ndodhet rreth 25 kilometra në verilindje të qytetit të Krujës dhe dallohet për peizazhin mahnitës dhe burimet me ujë të pastër si kroi i nënës mbretëreshë.
Parku Kombëtar i Qafë Shtamës është një ndër zonat e pëlqyera për turizëm gjithë vjetor. Nëse në dimër tërheq bora, në verë ajri i pastër e natyrë mbresëlënëse./abcnews.al