Qafë Shtama turistike, destinacion i bukur dhe jo shumë larg kryeqytetit

schedule20:33 - 28 Janar, 2023

schedule 20:33 - 28 Janar, 2023

25 km larg qytetit të Krujës ndodhet parku kombëtar i qafë shtamës.  Prej kohë ai është kthyer në një destinacion të preferuar për vizitorë vendas dhe të huaj.

Panorama është spektakolare. Pyjet, ajri i pastër, ushqimi i freskët dhe tradicional dhe mbi të gjitha uji i pijshëm i kësaj treve është i veçantë.

Jemi në parkun kombëtar të Qafë Shtamës. Ndodhet 25 km larg qytetit të Krujës dhe është një destinacion që nuk duhet humbur.

Këto ditë të ftohta janarit, turistët kanë mundësi të shijojnë dëborën, që ka veshur të gjithë parkun.

Pika me e rëndësishme është kroi i Nanës Mbretëreshë rreth 1100 metra mbi nivelin e deti. Mban këtë kmer për nder të Sadije Toptanit, të ëmës së Mbretit Ahmet Zogu.

Përveç natyrës, shumë qytetare  e shfrytëzojnë këtë zonë edhe për kurim.

Qafë-Shtama shërben si urë lidhëse midis zonës së Krujës dhe luginës së Matit në veri, ndërsa në jug kufizohet me liqenin  e Bovillës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!