Një zjarr masiv ka rënë në fshatin Boshanj të Ersekës. Nga të dhënat e para mësohet se janë djegur më shumë se 15 hektarë dushqe dhe pisha. Janë shtatë vatra zjarri dhe zjarrfikëset e kanë patur të vështirë të hyjnë në këtë terren.
Këto ditë me temperatura të larta janë shfaqur vatra zjarri në të gjithë vendin. Një ditë më parë një zjarr i madh ra në Ersekë në vendin e quajtur Antenat. Aty banorët po pastronin tokat. Zjarre ka patur ne Gjirokastër, Shkodër, Fier etj./abcnews.al