Pyetjet që duhet t’i bëni vetes para se të nisni një lidhje të re

schedule15:58 - 3 Mars, 2021

schedule 15:58 - 3 Mars, 2021

Fillimi i një marrëdhënieje të re është një mundësi emocionuese. Është një fillim i ri me dikë që ju intereson dhe mund të ndani jetën me të. Por është e rëndësishme të merrni në konsideratë disa të vërteta të hidhura. Duhet t’i bëni vetes disa pyetje të rëndësishme, të cilat abcnews.al jua ka sjellë më poshtë.

1. A mund të qëndroj besnik ndaj vetes kur jam me të

Premtimi më i rëndësishëm që duhet t’i bëni vetes kur takoni dikë është të qëndroni besnikë ndaj vetes dhe asaj që besoni. Por, nëse personi me të cilin po dilni, po përpiqet t’ju ndryshojë, atëherë duhet ta rimendoni marrëdhënien. Nëse përpiqen t’ju ndryshojnë tregon gjithashtu se ai nuk është gati për një lidhje. Mund të jetë dhe provokim, por duhet të tregoni kujdes, gjithsesi.

2. A i kam pranuar ngjarjet që më kanë ndodhur?

Ndonjëherë, në një takim, mund të filloni të flisni për traumat e jetës tuaj në të kaluarën. Kjo tregon se ju akoma nuk i keni superuar ato që ju kanë ndodhur. Është mirë që në një takim, të siguroheni nëse personi me të cilin keni dalë është i interesuar për të kaluarën tuaj, informon abcnews.al.

3. A do t’ju vendosin ju të parën?

Marrëdhëniet janë për të dhënë dhe për të marrë. Nëse personi që po dilni është egoist, largohuni prej tij. Nuk keni pse të kaloni kohën tuaj me një person që përçon negativitet. Mos harroni se pas disa kohësh do fillojë t’ju nënvlerësojë dhe juve, informon abcnews.al.

4. A jeni e dashuruar sa për të qenë në një marrëdhënie?

Të qenit në një marrëdhënie të mirë, do të keni rehati. Ju mund të mbështeteni te partneri juaj për gjithçka. Por është e rëndësishme të kuptoni nëse e doni vërtet atë person apo është thjesht një iluzion. Ekspertët thonë se për ta kuptuar duhet të pyesni veten: “A ju pëlqen vërtet ai? A ju interesojnë detaje të jetës së tij? A jeni e interesuar për këtë marrëdhënie?”. Kur të merrni përgjigjet e këtyre pyetjeve, do jeni më të gatshme për të marrë një vendim./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!