Pyetja “një milion dollarëshe” që Anxhela Peristeri nuk i përgjigjet kurrë

schedule11:15 - 3 Korrik, 2020

schedule 11:15 - 3 Korrik, 2020

Këngëtarja Anxhela Peristeri është gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Mirëpo, kurioziteti i publikut është gjithmonë i madh dhe nuk kishte sesi të mungonte as në intervistën e fundit.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ , ajo u pyet nëse është e dashuruar dhe përgjigja ishte vërtetë diplomatike.

“Pyetja një milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…”, tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën personale nuk ka dëshirë të flas në publik.

“Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, shtoi më tej Anxhela .

Kujtojmë që ditën e djeshme, Peristeri lançoi këngën e saj më të re “Dashni”, ku shfaqej më në formë se kurrë. /abcnews.al