Pyetet për dorëheqjen e Lulzim Bashës, si përgjigjet Balla

schedule11:48 - 23 Mars, 2022

schedule 11:48 - 23 Mars, 2022

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballla ka refuzuar të japë një koment për dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të PS, Balla u pyet nga gazetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm në kampin blu, por nuk preferoi të japë një përgjigje. Sipas tij, paketa e rezistencës sociale është më e rëndësishmja për momentin.

Lexo edhe: Balla: Deputetët e PS do të zbresin në terren për të kontrolluar çmimet

“S’kam asnjë koment për çështjen. Për ne ka rëndësi më shumë se kjo, paketa e rezistencës sociale”, tha shkurt Balla.

Kreu i grupit socialist, zbuloi gjithashtu se në mbledhjen e sotme u vendos që edhe deputetët do të jenë në terren për të verifikuar zbatimin e masave të marra nga qeveria për krizën e çmimeve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!