Puyol kërkon falje për komentin në postimin e Casillas

schedule11:09 - 10 Tetor, 2022

schedule 11:09 - 10 Tetor, 2022

Carlos Puyol ishte i pari që komentoi në postimin e iker Casillas në Twitter, ku ky i fundit deklaroi se ishte homoseksual.

“Është koha të tregojmë historinë tonë, Iker”, ishte komenti i Puyol te postimi i Casillas ku të gjithë besuan postimin e ish-portierit spanjoll.

Disa orë më vonë, Casillas e fshiu atë dhe më pas njoftoi se ishte viktimë e një hakeri. Puyol gjithashtu reagoi për komentin në postin e Casillas dhe shkroi:

“Kam gabuar. Më falni për shakanë e tepruar, nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe ishte krejtësisht e papërshtatshme. E kuptoj që mund t’i kem lënduar emocionalisht disa njerëz. Komuniteti LGBTI ka respektin dhe mbështetjen time.”/ h.ll/abcnews.al