Presidenti rus, Vladimir Putin është takuar me kryeministrin armen Nikol Pashinyan, në një rezidencë qeveritare jashtë Moskës ditën e sotme.
Kremlini raportoi më herët se dy udhëheqësit do të diskutojnë për çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe masat për rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon.
Pala armene pret gjithashtu që një traktat i mundshëm paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të jetë në qendër të agjendës së takimit.
Pashinyan planifikon të takohet me homologun e tij rus, Mikhail Mishustin, gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore.
Skenat vijnë vetëm një javë pasi Putin dhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko u takuan dhe vizituan kozmodromin Vostochny në lindjen e largët të Rusisë./abcnews.al/

