Putini i bën liderit çeçen dhuratën e veçantë për ditëlindje

schedule18:31 - 5 Tetor, 2022

schedule 18:31 - 5 Tetor, 2022

Shqetësimi i Perëndimit për raportin midis presidentit rus dhe liderit çeçen është bërë tejet i dukshëm, pasi Ramzan Kadyrov i bëri thirrje disa ditë më parë presidentit rus të shtypë butonin dhe të lëshojë armë bërthamore.

Saka mësohet se presidenti  rus  i dha Kadyrovit detyrën e Gjeneral Majorit, pikërisht në ditën e ditëlindjes si një dhuratë.

Megjithatë  ka zëra se Kadyrov i ka kërkuar Putinit postin për ministër të Mbrojtjes në Rusi.

Lexo edhe: Kadyrov, Vasali çeçen i Putinit i kërkon shqiptarëve të largojnë NATO-n nga Kosova: Do të keni pasoja të mjerueshme

Mbetet për tu parë ne ditët në vijim nëse zërat që qarkullojnë janë të vërtetë.

Ia vlen të theksojmë se që nga fillimi i pushtimit rus, Kadyrov ka qendruar krahë Putinir, duke i dhënë mbështetjen e plotë Kremlinit. Regjimi i Kadyrovit u kërkon burrave të rrahin gratë që protestojnë kundër rekrutimit të ushtrisë ruse. /abcnews.al.