Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është shpallur fajtor për mashtrim nga një gjykatë ruse. Prokurorët rusë kërkojnë ta transferojnë Navalny-n në një burg të sigurisë maksimale, shkruan The Guardian
Ai është dënuar me 13 vite burg. Ndërkohë, Navalny tashmë po vuan një dënim prej dy vite e gjysmë burg për një dënim të vitit 2014 për mashtrim që ai e ka cilësuar si “politik”.
Navalny akuzohet se ka përvetësuar rreth 356 milionë rubla (4 milionë euro) në donacione nga disa organizata joqeveritare. Ai u arrestua pas kthimit të tij në Rusi në janar 2021 pasi kaloi disa muaj në spital duke u shëruar nga helmimi me agjent nervor për të cilin ai ka fajësuar Kremlinin. Moska nga ana tjetër i ka mohuar akuzat.
45-vjeçari u burgos në shkurt të vitit të kaluar dhe ka vuajtur dënimin e tij në koloninë nr. 2 të burgut të sigurisë maksimale Pokrov, 100 kilometra në lindje të Moskës.
/abcnews.al