Presidenti rus, Vladimir Putin, anuloi konferencën për shtyp të fundvitit, që është kthyer tashmë në traditë për Rusinë.
Sipas inteligjencës britanike, anulimi i konferencës vjetore vjen nga rritja e frikës dhe pasigurisë se gjate konferencës për shtyp mund të ketë kryengritje nga qytetarët, me protesta kundër luftës në Ukrainë.
Kjo do të jetë hera e parë në një dekadë që konferenca vjetore e fundvitit nuk do të zhvillohet në Rusi. Sipas Britanisë, zyrtarët në Kremlin ka të ngjarë që janë jashtëzakonisht të ndjeshëm lidhur me mundësinë që çdo ngjarje ku merr pjesë Putini, mund të shndërrohet në diskutim për “operacionin e posaçëm ushtarak” të Rusisë në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka deklaruar se “ne shpresojmë që presidenti do të gjejë mundësi” për të biseduar me mediat.
Kremlini nuk ka dhënë asnjë arsye për anulimin e konferencës vjetore, që vjen në kohën e rritjes së pakënaqësisë në mesin e rusëve për vendimin e Putinit për ta pushtuar Ukrainën në fund të shkurtit.
Trupat ruse që fundi kanë pësuar një sërë disfatash në fushëbetejë.
“Sa i përket konferencës së madhe për media, nuk do të ndodhë para Vitit të Ri”, tha Peskov për mediat.
Megjithatë ai shtoi se Putin do të gjejë kohë për të biseduar me mediat, duke shtuar se “ai e bën këtë rregullisht”. Në dhjetë vjetët e fundit, konferencat vjetore të Putinit janë organizuar me kujdes, ku kanë marrë pjesë dhjetëra gazetarë – rusë dhe të huaj- dhe zakonisht këto ngjarje kanë zgjatur me orë të tëra./Abcnews.al/


