Vladimir Putin i telefonoi Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko për t’i uruar ditëlindjen, sipas një deklaratë të Kremlinit. Lukashenko, i cilësuar si “diktatori i fundit europian”, feston sot 69-vjetorin e lindjes.
Gjatë telefonatës ata konfirmuan gjithashtu angazhimin e ndërsjellë të vendeve për forcimin e marrëdhënieve të tyre.
Në pushtet që nga viti 1994, Lukashenko është një aleat i ngushtë i Putinit.
/abcnews.al