Vladimir Putin po ndërmerr veprime për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit në Rusi. Mediat e huaja raportojnë se Putin ka urdhëruar fillimin e vaksinimeve masive javën e ardhshme.
Rusia tashmë ka filluar prodhimin e Sputnik-V dhe është në proces të testimit të një vaksine të dytë kundër koronavirusit, EpiVaCorona. Mjekët dhe mësuesit do të vaksinohen të parët, sipas planit të qeverisë.
Industria farmaceutike ruse është e gatshme për një vaksinim në shkallë të gjerë, pasi dozat e vaksinës novatore Sputnik V kanë arritur tashmë dy milion në ditët e ardhshme, tha Putin në një konferencë shtypi të mërkurën. g.v/abcnews.al