Putin udhëzoi shërbimet e urgjencës për të dërguar ndihma në zonat e kontrolluara nga Rusia pas shpërthimit në digën Kahkovka në jug të Ukrainës.
Sipas një deklaratë të Kremlinit, Putin diskutoi situatën aktuale në rajonin e prekur nga incidenti me Vladimir Saldo, guvernatorin e emëruar nga Rusia në Kherson.
“Vladimir Putin udhëzoi Ministrinë e Situatave të Emergjencave që të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjet e prekura nga përmbytjet, në përputhje të plotë me standardet e Federatës Ruse”, thuhet në deklaratë.
Rusia dhe Ukraina fajësuan të martën njëra-tjetrën për hedhjen në erë të digës Kakhovka, e cila përmbyti vendbanimet fqinje, rrezikoi të korrat, kërcënoi furnizimin me ujë dhe çoi në evakuimin e banorëve.
/abcnews.al