Putin tërhiqet zyrtarisht nga Traktati Europian i Kontrollit të Armëve  

schedule15:45 - 29 Maj, 2023

schedule 15:45 - 29 Maj, 2023

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar ligjin për tërheqjen e plotë nga Traktati për Forcat e Armatosura në Europë (CFE). Dokumenti përkatës është postuar në faqen e qeverisë sot më 29 maj.

Traktati u nënshkrua më 19 nëntor 1990 nga vendet e NATO-s dhe vendet anëtare të Paktit të Varshavës. Traktati përfshinte kufizime në numrin e armëve konvencionale dhe armatimeve ushtarake për vendet që e nënshkruan atë.

Gjithashtu u vendosën kufizime për tanket dhe mjetet e blinduara, artilerinë, avionët luftarakë dhe helikopterët.

Rusia ratifikoi traktatin në korrik 1992. Në korrik 2007, Rusia pezulloi hyrjen e tij në fuqi dhe në mars 2015 njoftoi se nuk po merrte më pjesë në takimet e Grupit të Përbashkët të traktatit.

Më 10 maj, Putini paraqiti një projekt-ligj në Dumën e Shtetit (dhoma e ulët) për të denoncuar traktatin. Javën e kaluar Duma e Shtetit votoi “pro” daljes nga traktati, ndërsa më 24 maj Këshilli i Federatës (dhoma e sipërme) miratoi ligjin.

Sipas Zëvendës Ministrit të Jashtëm rus Sergei Ryabkov, do të duhen gjashtë muaj për të përfunduar procesin e daljes nga traktati “sipas dispozitave të tij” .

/abcnews.al