“Të burgosurit rusë që morën pjesë në luftën në Ukrainë dhe vdiqën “e shpaguan plotësisht veten”.
Kështu u shpreh presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, sipas AFP.
Në një takim televiziv me zyrtarë, Putin tha për të burgosurit: “Ata kanë vdekur.
“Të gjithë mund të bëjnë disa gabime, ata bënë dikur. Por ata dhanë jetën e tyre për atdheun dhe e shpanguan plotësisht veten.”, theksoi ai.
Në fillim të këtij viti u raportua se të dënuarit rusë po dërgoheshin në vijën e frontit të ushtrisë./abcnews.al