Presidenti rus Vladimir Putin nuk duket i shqetësuar për sanksionet perëndimore për luftën në Ukrainë. Në fakt, Politico raporton të kundërtën. Putin e ka quajtur planin e Bashkimit Evropia për një raund të 12-të të sanksioneve, i cili mund të përfshijë gjithçka nga tregtia e diamanteve te gjilpërat, si “qesharak”.
Ai ka shfrytëzuar rastin për të bërë një koment ironik. “Sa më pak mbeturina, aq më mirë. Ka më pak shanse që ata të vijnë këtu… çimka nga qytetet e mëdha evropiane ,” tha ai.
Referenca ishte sigurisht për çimkat në shumë qytete evropiane, si Parisi. Muajin e kaluar, inteligjenca franceze madje fajësoi propagandën ruse për nxitjen e frikës për çimkat duke postuar artikuj të rremë që dukeshin sikur ishin shkruar nga gazeta me reputacion francez.
Komenti i Putinit vjen pasi BE-ja po përgatit një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë, i cili ka të ngjarë të përfshijë kufizime të eksportit për makinat e saldimit, kimikatet dhe diamantet, ndër të tjera. Sipas EUobserver, Lituania ka propozuar një plan i cili përfshin gjithashtu ndalimin e eksporteve të “gozhdëve” dhe “gjilpërave të qepjes, thurjes”./abcnews.al