Vladimir Putin është takuar me nënat e ushtarëve rusë të dislokuar në Ukrainë. Ai u tha nënave që të mos besojnë gjithçka që shohin në televizion apo lexojnë në internet, duke pretenduar se kishte shumë lajme të rreme që po qarkullonin për konfliktin, sipas skynews.
Në takimin e regjistruar paraprakisht, ai tha se udhëheqja ruse ndan dhimbjen e familjeve që kanë humbur të dashurit dhe se asgjë nuk mund të zëvendësojë agoninë e humbjes së një djali.
Qindra mijëra rusë janë dërguar për të luftuar në Ukrainë, duke përfshirë 300,000 rezervistë. Rusia zbuloi për herë të fundit publikisht humbjet e saj ushtarake më 21 shtator, kur ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu tha se 5,937 trupa ishin vrarë.
Gjenerali më i lartë i Amerikës tha më 9 nëntor se Rusia dhe Ukraina kishin regjistruar më shumë se 100,000 ushtarë të tyre të vrarë ose të plagosur.
/abcnews.al