Kapiten Artur Meçllari thotë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin janë armiq me njëri-tjetrin, pavarësisht se patën një takim ‘kokë më kokë’ në Moskë.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Meçollari u shpreh se ata duan të kenë kohë në dispozicion njëri-tjetrin.
Sipas Meçollarit, në vështirësi më të madhe gjendet Putin, pasi edhe Prigozhin mbetet kërcënim për të, nuk mund ta eleminojë, për shkak të mbështetjes ushtarake që i jep në luftën në Ukrainë.
“Janë armiq sepse të dy duan kohë në dispozicion për të eleminuar njëri-tjetrin. Të dy nuk janë në kohë për të eleminuar njëri-tjetrin, por në vështirësi më të madhe gjendet Putin. Sot, Rusia është në gjendje lufte dhe dëmtimi i kapaciteteve ushtarake, ai mund të eleminojë Prigozhinin dhe të gjithë elitën që e mbështet, por ka hallin e kapaciteteve në luftë. Në këtë moment, Prigozhin vazhdon të jetë kërcënim, por nuk mund të eleminohet dot nga Putin. Atëherë, ata do të gjejnë një kohë paqeje me njerë-tjetrin, derisa njëri të fitojë”, theksoi ai./abcnews.al